Policia e Kosovës, Radar. Foto: KALLXO.com

Ferizaj, Policia gjobit shoferin i cili voziti 111 km/h në zonën ku lejohet deri në 50 km/h

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, ka gjobitur një shofer i cili ngiste automjetin e udhëtarëve duke bërë tejkalim të shpejtësisë për më shumë se dyfish se sa shpejtësia e lejuar..

Sipas Policisë, në zonën e kufizimit 50 kilometra në orë, shoferi zhvilloi shpejtësi prej 111 kilometra në orë.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 111 km/h”, njofton Policia.

Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se, ndaj shoferit 23 vjeçar me inicialet Q.J i është shqiptuar një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse apo heqje e patentë shoferit.

Sipas Policisë, shoferi e ka pranuar në tërësi kundërvajtjen e shkaktuar.