Ferizaj, Policia gjobit lypësin me 500 euro

Policia në Ferizaj ka vazhduar aksionin kundër lypësve.

Në kuadër të këtij aksioni, Policia ka ndaluar personin, tashmë recidivist, me inicialet H.Sh. 69-vjeçar dhe ndaj tij është shqiptuar  një gjobë prej 500 euro.

Sipas Fletëparaqitjes së Policisë, personit të njëjtë i janë shqiptuar edhe tri dënime të tjera për të njëjtën vepër.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe gjyqtari i Gjykatës së Ferizajt.

Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që  saherë hasin në lypësarë të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.