Ferizaj, Policia gjen armë zjarri te një 16-vjeçar

Policia ka gjetur një armë zjarri pa fishekë te një 16-vjeçar gjatë një bastisjeje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se bastisja u krye me urdhëresë të Gjykatës së Gjilanit.

“Sot, rreth orës 15:30, hetuesit e policisë të stacionit në Ferizaj, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Gjilanit, kanë kryer një bastisje në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj. Policia tek i dyshuari, personi me inicialet R.M ( M/K) i moshës 16 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë të zjarrit ( gjysmë automatike) pa fishekë”-  thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në Polici dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”- bëhet më tej e ditur nga ana e policisë.