Ferizaj

Ferizaj planifikon t’i ndajë 200 mijë euro për COVID-19

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka bërë të ditur se po planifikon t’i ndajë 200 mijë euro për situatën e pandemisë Covid-19 ,

Kuvendi i Komunës së Ferizajt planifikon të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme më 1 prill në ora 10 për ndarjen e 200 mijë eurove në mbështetje të luftës kundër pandemisë COVID-19,

Këtë e ka kërkuar kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi Bytyqi përmes një ftese publike për anëtarët e kuvendit Komunal të Ferizajt.

Kjo mbledhje e Kuvendit Komunal sipas njoftimit do të mbahet në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” me fillim nga ora 10.

Ferizaj