Ilustrim

Ferizaj, paraburgim për të dyshuarin që kanosi nënën dhe motrën me thikë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e paraburgimit të dyshuarit me inicialet S.S,  për kanosje.

Sipas Prokurorisë i dyshuari me datë 26 prill të këtij viti, në shtëpinë e nënës së tij derisa e njëjta ishte me vajzën e saj, i ka kërkuar 5 euro për të blerë birra, duke e kanosur nënën e tij se nëse nuk ia jep paratë do ta vret me thikë.

Pasi e dëmtuara ia ka blerë birrat, i dyshuari pasi i ka konsumuar ato, përsëri ka kanosur nënën dhe motrën e tij me thikë, duke iu thënë se do t’i vret.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Ferizaj.