Ferizaj, paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj të miturit

Gjykata e Ferizajt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.M., i dyshuar për sulm seksual ndaj një të mituri.

 “Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave ligjore”, njofton Gjykata.

Tutje thuhet se paraburgimi ka qenë masa adekuate në këtë fazë të procedures.

 “Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit  të përcaktuara me dispozitat ligjore”, ka njoftuar Gjykata duke i udhëzuar palët se ankesa ndaj vendimit nuk e shtynë ekzekutimin e vendimit.