Foto: Ilustrim

Ferizaj, një shtetas shqiptar arrestohet pasi sulmoi një polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi i njejti nuk kishte respektuar urdhërin policor, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Sipas njoftimit të policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.