Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, një person raporton se dikush i vuri zjarrin vilës së tij

Një person në fshatin Burrnik të Ferizajt dje me 24.08.2024 ka raportuar se vila e tij ishte e djegur tërësisht.

Sipas Policisë, ankuesi ka thënë se në vilë nuk ka pasur energji elektrike dhe dyshon se djegia është bërë me qëllim nga persona të dyshuar.

Në lidhje me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për momentin nuk ka persona të dyshuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.