Ilustrim

Ferizaj, një person pëson lëndime nga substancat kimike

Një person në fshatin Komogllavë të Ferizajt ka pësuar lëndime në pjesën e fytyrës pasi ka rënë në kontakt më disa substanca kimike.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 përderisa viktima ishte duke punuar.

Viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ka njoftuar PK.