Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, një person ndez zjarr, marrin flakë dru e barishte

Rreth orës 13:30, një qytetar ka raportuar se te Qendra e Aftësimit Profesional, e cila gjendet brenda hapësirave të Tregut të Gjelbër në Ferizaj ka rënë një zjarr.

Sipas Policisë, dyshohet se një person ka ndezur një zjarr dhe si pasojë kanë marrë flakë disa barishte e dru.

Tutje nga Policia potencohet se menjëherë është angazhuar njësiti patrullues. Zjarrfikësit, kanë dalë dhe lokalizuar zjarrin.

 Ndërsa është inicuar rasti zjarrëvënie dhe po punohet në identifikimin e personit.