Ilustrim

Ferizaj, një i lënduar në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se gjatë ditës së djeshme një burrë është lënduar në vendin e punës.

Sipas njoftimit të Policisë, ai është lënduar në një makinë gjersa ka qenë duke punuar në fabrikë.

“Raportohet se viktima gjersa ka qenë duke punuar në fabrikë aksidentalisht është lënduar në një makinë” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është thënë se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.