Ferizaj, një gruaje i konfiskohet arma me tetë fishekë

Polica e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë dhe tetë fishekë sot rreth orës 18:00 në fshatin Cërrnillë të Ferizajt.

Sipas Policisë, e dyshuara K.B. e moshës 40-vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë-automatike me tetë fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

E dyshuara, pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të Prokurorisë së Ferizajt, është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është cilësuar si – armëmbajtje pa leje.