Ferizaj, një grua raporton në polici se është dhunuar

Dje në Ferizaj Policia e Kosovës ka pranuar raportim për dhunim.

Sipas policisë, një grua ka raportuar se është dhunuar nga një burrë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.