Ilustrim

Ferizaj - Një burrë dhe një grua nga Shqipëria kapen me kokainë

Një burrë dhe një grua, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasditen e djeshme nga policia në Ferizaj.

Sipas policisë arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune operative, nën dyshimet për posedim të substacave narkotike.

Të dyshuarit janë ndaluar nga ana e policisë dje dhe gjatë kontrollit tek e dyshuara është gjetur një sasi  e substancës narkotike kokainë.

Poashtu, gjatë kontrollit të policisë në banesën e të dyshuarve janë konfiskuar një pistoletë, 31 fishekë, rreth 5 mijë e 635 euro para të gatshme, substancë narkotike në paketime të vogla me peshë të vogël të llojit kokainë, paisje dixhitale për matjen e substancës narkotike dhe mbështjelljen e saj, një veturë dhe katër telefona celular.

Të dyshuarit për këtë rast, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.