Foto: Ilustrim

Ferizaj një 14 vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur natën e së enjtes në Ferizaj. Një vajzë 14 vjeçare pretendohet që gjatë tërë natës është dhunuar seksualisht nga një burrë i moshës madhore.

Sipas gjykatës vajza kishte shkuar në banesën e të dyshuarit mbrëmjen e datës 20 maj ndërsa aty ka pasur marrëdhënie seksuale me personin madhor.

Në njoftimin e saj gjykata ka bërë të ditur se nuk ka të dhëna që vajza është dërguar në banesë me forcë mirëpo sipas ligjit marrëdhëniet seksuale me persona nën moshën 16 vjeç janë të ndaluara dhe si rrjedhojë veprimi është vlerësuar si dhunim.

“Edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim, por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës, e konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet, për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

I njëjti sqaron se personi është paraburgosur dhe për të njëjtin gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditës.