Foto: Spitalii Ferizajt

Ferizaj, një gjinekolog dhe dy infermiere infektohen me COVID-19

Një gjinekolog dhe dy infermiere kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajit, Jeton Zeqiri.

“Janë një gjinekolog dhe dy infermiere, që kanë rezultuar pozitivë, janë vetizolu”, ka thënë ai.

Zeqiri ka treguar se më parë janë infektuar edhe një infektolog dhe një pediatre.

“Është edhe infektologu i spitalit, i cili ka dal pozitiv edhe një pediatre që ka dal pozitiv më herët”, ka shtuar Zeqiri.

Ndërsa për pjesën tjetër të stafit, sipas drejtorit janë stabil.