Ilustrim

Ferizaj, nëna kanoset nga djali i saj dhe largohet nga shtëpia

Një rast i kanosjes ka ndodhur në Ferizaj, përkatësisht në rrugën “Haki Stërmilli”, më 26 prill rreth orës 23:20.

Sipas Policisë, gruaja ka raportuar se është kanosur nga djali i saj i cili e kishte kanosur edhe vajzën e saj.

Për shkak te sigurisë, viktima ishte detyruar që të largohet prej shtëpisë.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari ishte kërkuar nga policia , mirëpo pasi i kishte vërejtur policinë, kishte hedhur në tokë një thikë kuzhinë edhe ishte larguar.

“Më datë 29.04.2021, i dyshuari ishte paraqitur në polici lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.