Foto: Kallxo.com

Ferizaj, mjeku sulmohet në vendin e punës

Një mjek është raportuar se është sulmuar derisa ishte në vendin e punës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Ferizaj dje rreth orës 17 :50.

Si pasojë e sulmit nga i dyshuari, mjeku ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar.