Ferizaj - Mbyllet poliklinika në të cilën dyshohet se u falsifikuan teste të COVID-19

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësorë dje kanë mbyllur një poliklinikë në Ferizaj, e cila dyshohet se kishte falsifikuar teste të COVID-19.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme në këtë qytet ndërsa një punëtor është arrestuar në poliklinikën që është mbyllur për kohë të pacaktuar.

Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin që ka lëshuar këtë test, me inicialet K. Xh, i moshës 40 vjeç, që ishte punëtor i kësaj poliklinike.

Me vendim të Prokurorit ndaj tij është iniciuar rast penal “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit” për procedura të mëtejme hetimore.