Ferizaj, mbyllet një qendër masazhi në Sojevë

Një qendër e masazhit e cila ishte hapur së fundmi është mbyllur në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Siç bën të ditur Komuna e Ferizajt, inspektorati e ka mbyllur për shkak të mungesës së çmimores, librezës sanitare, pëlqimi minimalo-teknik dhe i kushteve higjieno-sanitare.

“Nga shkaqet e lartpërmendura dhe dyshimet për zhvillimin e dukurive amorale është mbyllur kjo qendër dhe ndaj saj ka nisur procedura hetimore e gjyqësore në zbardhjen e gjithë rrethanës së rastit”, thuhet në komunikatë.

Më tej kanë njoftuar se në Ferizaj aktualisht nuk funksionon asnjë biznes i kësaj natyre, e që  sipas tyre, kjo është falë Inspektoratit të Komunës, për të bërë verifikimet përkatëse të dokumentacioneve të nevojshme.