Foto: Komuna e Ferizajt/Facebook

Ferizaj, mbyllen 8 lokale nën dyshimin se ushtronin veprimtari devijante

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se Inspektorati ka mbyllur 8 lokale me dyshimin për ushtrimin e veprimtarive devijante.

Me dyshimin e arsyeshëm për ushtrimin e veprimtarive devijante, mungesën e dokumentacionin përkatës, mosplotësimin e kushteve higjieno-teknike, Inspektorati ka mbyllur 2 lokale në rrugën “Qamil Ilazi”, 3 lokale në “Shën Tereza”, dhe 3 lokale të tjera në rrugët “Remzi Hoxha”, “Rexhep Bislimi”, “Hamëz Jashari”.

Ky aksion u realizua nga Inspektorati i Komunës së Ferizajt së bashku me Njësinë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, si vazhdim i aksionit që kishte nisur ditë më parë.

“Inspektorati i Komunës me mbështetjen si asnjëherë më parë të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, janë të vendosur në vendosjen e rregullit, ligjshmërisë në çdo cep të Ferizajt, me kontrollet e rregullta inspektuese”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.