Ilustrim

Ferizaj, kontrolle në mishtore, konfiskohen afër 1,700 kilogramë mish dhe produkte të tij

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka organizuar një aksion kontrolli në të gjitha mishtoret e komunës së Ferizajt.

Sipas zëdhënësit të AUV-it, Lamir Thaçi, gjatë këtij aksioni janë konfiskuar rreth 1,700 kilogramë mish dhe produkte të tij.

“Sasia totale e produkteve të ndaluara është 1,670 kilogramë produkte të mishit si mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, e të tjera. Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”- ka thënë ai për KALLXO.com.

Thaçi ka thënë së në secilin rast kur inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish ose nënprodukte mishi në kundërshtim me kriteret ligjore për tregtim, janë ndërmarrë masat për largim të menjëhershëm nga shitja e produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri ne asgjësim.

Ai ka treguar parregullsitë më të shpeshta që kanë hasur gjatë këtij aksioni.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të  padamkosur (vulosur), dhe sasitë̈ tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik (terjes, tharjes, tymosjes)”- ka thënë ai.

Kushtet teknike sanitare higjienike  të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira, ka njoftuar tutje ai.

Thaçi për KALLXO.com ka berë të ditur se AUV në ditët në vazhdim do të bëjë asgjësimin e gjithë sasisë së konfiskuar