Ferizaj e kalon Prishtinën, komuna e dytë më e prekur në Kosovë

Komuna e Ferizajt është komuna e dytë më e prekur nga coronavirusi në Kosovë me gjithsej 55 raste të konfirmuara deri më tani.

Vetëm dje sipas të dhënave të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës 35 raste pozitive kanë qenë nga kjo komunë.

Komuna me numrin më të madh të të infektuarve është ajo e Malishevës me 67 raste, ndërsa kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është e treta me 46 raste të konfirmuara.

Të tri këto komuna janë futur në karantinë si masë parandalimi për përhapjen e mëtutjeshme të virusit.

Aktualisht në nivel të vendit janë 362 persona të infektuar, 59 të shëruar ndërsa 8 kanë vdekur.