Foto-ilustrim

Ferizaj, kërkohet paraburgim për nënën që dyshohet se i rrahu fëmijët

Prokuroria e Ferizajt ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatë ndaj të pandehurës V.K., nga Ferizaj, e cila dyshohet se rrahu fëmijët e saj të mitur.

V.K. ishte ndaluar dje.

Sipas kërkesës së Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se më 10 prill 2021, në banesën e saj, e pandehura V.K., i ka keqtrajtuar fëmijët e saj, duke përdorur forcë dhe duke u shkaktuar lëndime fizike dhe psikike.

Prokuroria thotë se me këtë rast e dyshuara ka kryer veprën penale – keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh  ka njoftuar për rastin e V.K. dhe sipas njoftimit ajo është ndaluar për 48 orë dhe fëmijët janë dërguar në strehimore.

KALLXO.com po ashtu kishte marrë informacione se si pasojë e dhunës fëmijët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Ferizajt për trajtim.

Kurse, dyshohet se dëmtimet në sy i janë shkaktuar nga dhuna fizike.

Lëndimet që pësuan fëmijët nga dhuna që dyshohet se u përdor nga nëna e tyre

.