Ilustrim

Ferizaj, kërcënon policët shkaku i tiketës

Dy zyrtarë policorë në rajonin e Ferizajt janë kanosur mbrëmjen e së premtës në fshatin Sojevë.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, i cili ka kanosur dy zyrtarët policorë, pasi që të njëjtit ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në komunikacion.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.