Arkiv

Ferizaj - Këmbësorja goditet për vdekje nga një veturë

Një këmbësore ka vdekur sot në mëngjes rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Qallapek.

Viktima nuk ka mundur t’i përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti me veturën e tipit BMW X5.

Vdekja e viktimës, sipas Policisë së Kosovës, është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i  viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media