
Ilustrim
Ferizaj: Këmbësori goditet nga vetura, merr trajtim në QKUK
20.1.2023 - 10:48
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se të enjten derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se ky rast është nën hetime.
Sipas njoftimit të policisë, kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt rreth orës 5 të mëngjesit.