Ferizaj, kapen barna të kontrabanduara në vlerë rreth 5 mijë euro - VIDEO

Dogana e Kosovës njofton se njësitë e doganës kanë realizuar një aksion në qytetin e Ferizajit ku edhe kanë arritur të gjejnë medikamente të kontrabanduara në vlerë rreth 5,000 euro.

Sipas njoftimit, që nga lansimi i sistemit “e-Dogana”, kanë pranuar informacion për parregullsi në një barnatore në Ferizaj.

“Për herë të parë që nga lansimi i sistemeve elektronike (respektivisht e-dogana) dogana ka pranuar informacion nga qytetarët e përgjegjshëm lidhur me parregullsitë potenciale. Zyrtarët Doganor bazuar në informatat e pranuara përmes aplikacionit e-dogana për raportimin e parregullsive kanë organizuar një kontrolle në një Barnatore në Ferizaj dhe ketë rast është hasur në mallra të kontrabanduar në vlerë rreth 5,000.00 Euro”- thuhet në njoftim.

Dogana bën të ditur se në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara.

“Gjithashtu në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara. Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse”- bën të ditur Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin e Dogana për pajisjet e mençura “Android” dhe “IOS”, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.