ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com
Ferizaj, hajnat thyejnë dhe vjedhin rreth 90 euro në xhami
10.8.2024 - 09:19
Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur dyshohet se më 09.08.2024 kanë hyrë dhe kanë vjedhur para në një xhami në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj.
Sipas forcave të rendit, rasti është duke i hetuar dhe po cilësohet si vjedhje e rëndë.
“Ankuesi mashkull kosovar imam i xhamisë ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda xhamisë dhe nga aty kanë arrit të marrin arkën me para rreth 90 euro si dhe DVR-në e kamerave” – thuhet në njoftim.