Ferizaj, gjuajti me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet nga Policia

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar në Ferizaj pasi dyshohet se gjatë një ahengu familjar ka gjuajtur me armë zjarri.

Te personi i dyshuar me iniciale, V.A. Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë me një karikator dhe dy fishekë.

Pas intervistimit në stacionin e Policisë në Ferizaj, V.A. me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është cilësuar si  armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës.