Tubi i vjetër i ujësjellësit i gjetur në Ferizaj, Foto: Agim Aliu/Facebook

Ferizaj, gjendet tubi i ujësjellsit që daton nga periudha romake

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu,  ka njoftuar se në fshatin Komogllavë të Ferizajt është gjetur një tub i ujësjellësit i cili i takon periudhës romake.

Sipas njoftimit të kryetarit, bëhet e ditur se tubi ujësjellsit është i vitit  IV dhe V para erës sonë.

Këto pjesë të gjetura mund të vizitohen në Muzeun e Ferizajt.

Në fund ai ka bërë thirrje që të vizitohet komuna e udhëhequr nga ai.