Ilustrim

Ferizaj: Gjendet një mjet i pashpërthyer në fushë

Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në një fushë në Ferizaj.

Qytetari ka njoftuar Policinë se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitet përkatëse të Policisë dolën në vend të ngjarjes.

Ndërsa, në mënyrë të kontrolluar njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12 në mesditë.