Ferizaj, gjendet e vdekur një shtetase e Bosnjës

Një shtetase e Bosnjës është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Ferizaj.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.