Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, gjendet 46-vjeçarja që u raportua e zhdukur

Bukurije Hasani-Neziraj nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt është gjetur. Ajo është gjetur e gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës përmes një komunikate për media.

“Vëllai i saj ka njoftuar policinë se motra e tij Bukurije Neziraj,  e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, tek halla e tyre dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sektori Rajonal i Hetimeve është duke grumbulluar informacione në lidhje me rastin e 46-vjeçares.