Ilustrim

Ferizaj, gjenden dy mjete të dyshuara të pashpërthyera

Një burrë në fshatin Balaj të Ferizajt, ka raportuar se në fushë ka vërejtur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët kanë njoftuar se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.

Njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve te dyshuara pa incidente.

Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur të enjten rreth orës 12:30.