Ferizaj, gjashtë familjarë përleshën mes vete, të gjithë në tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar të cilët janë përleshur mes vete shkaku i një mosmarrëveshje në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se të gjithë të dyshuarit ishin familjar mes vete dhe se të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përlesh mes veti dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.