Ferizaj, dy të arrestuar për nëntë grabitje të armatosura

Dy burra janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimet se kanë kryer disa grabitje të armatosura.

Të arrestuarit sipas njoftimit janë B.G. 25 vjeçar, dhe V.S. 26 vjeçar dhe dyshohen për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt dhe një rast grabitje me armë në rajonin e Prishtinës.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse.

Në bastisje është gjetur 1 armë e gjatë AK-47, 1 karikator me 26 fishek,kal.7,62 mm, 1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35 mm, 42 fishekë 9×19 mm, 1 thikë ushtarake, 1 palë pranga, dhe 1 sprej

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit,të njëjtit janë dërguar  në mbajtje për 48 orë.