Ferizaj, dy persona arrestohen për drogë

Janë arrestuar dy burra pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 1.33 gram marihuanë në Ferizaj.

Sipas policisë, në shtëpitë e të dyshuarve kanë hasur 7 bimë të mbjellura të llojit kanabis sativa.

Bimët dhe substancat narkotike janë konfiskuar.

Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.