Ferizaj, drejtuesi i maunës raporton se iu vodh nafta nga automjeti

Një shtetas i Malit të Zi njoftoi Policinë e Kosovës se në fshatin Bibaj të Ferizajt më 11.08.2024 rreth orës 02:50, dy persona të panjohur vodhën naftë nga maunja që ai po e drejtonte.

Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht viktimën, dhe ai ka marrë lëndime trupore, njofton Policia.

Sipas PK-së, viktima u dërgua për trajtim mjekësor kurse të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Policia njofton se është njoftuar edhe prokurori.

Rasti i cilësuar si “vjedhje grabitqare” është në hetime.