Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, digjet shtylla elektrike

Një incident zjarri ka ndodhur në Ferizaj duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një shtyllë elektrike.

Sipas Policisë, dyshohet se një person kishte ndezur një zjarr afër shtyllës elektrike me tension të lartë dhe si pasojë e kësaj është djegur shtylla elektrike dhe kabllot e saj.

Ndërkohë njësitë policore, zjarrfikësit dhe KEDS kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evituar zjarrin, thuhet në raportin policor.

 Nuk raportohet për të arrestuar.