Foto: Facebook/ Komuna e Ferizajt

Ferizaj dezinfekton të gjitha xhamitë

Përhapja e pandemisë COVID- 19 ka bërë që shumë qytete në vend të dezinfektojnë hapsirat publike.

Komuna e Ferizajt sot përveç objekteve tjera ka dezinfektuar edhe xhamitë.

“Ka përfunduar dezinfektimi i 51 xhamive anekënd Ferizajt, në fshatra e qytet në luftë kundër virusit COVID-19”, thuhet në ueb- faqen e kësaj komune.

Falja e xhumasë tashmë në të gjithë vendin është ndërprerë.

Në këtë komunë vetëm një rast deri më tani ështe i shënuar me coronavirus, ndërsa në të gjithë vendin janë 94 persona të infektuar me virusin COVID-19.