ILUSTRIM

Ferizaj: Dezinfektohen banesat e vjetra

Banesat e vjetra kolektive në komunën e Ferizajt u dezinfektuan sot.

Janë 15 sosh që tashmë shkallët, hyrjet, këndet e hapësirat e përbashkëta banesore i kanë të dezinfektuara.

Një nismë për shëndetin e mijëra ferizajasve veçanërisht tash kur vërdallë rrezikohemi nga virusi COVID-19 është i domosdoshëm e i mirëseardhur, njofton Komuna e Ferizajt

Deri më tani në Kosovë janë 33 persona të prekur nga virusi corona, njëri nga ta tashmë ka vdekur, ndërsa në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi qeveria ka vendosur që të parandaloj daljen e qytetarëve në parqe dhe vende publike, si dhe në shumë qytete është bërë dezinfektimi i hapësirave publike.