Ilustrim

Ferizaj, dënohet babai që rrahu të birin

Burri me inicialet N.Q është dënuar me katër muaj burg me kusht nga Gjykata e Ferizajt për shkak se kishte rrahur djalin e tij.

Ai para gjyqtarit Shabi Idrizi e pranoi fajësinë se kishte rrahur djalin.

Ndërsa i biri nuk kërkoi nga gjykata që të dënohet babai i tij pasi që tha se ata tani kanë përmirsuar raportet dhe dhuna nuk është përsëritur.

Prokuroria e akuzon N.Q se me 5 tetor 2019 rreth orës 20;30 në shtëpinë e tyre të përbashkët ka përdorur forcë ndaj të dëmtuarit-djalit të tij A.Q.

Aktakuza thotë se dhuna ka rezultuar pas një fjalosje të ndodhur aty për aty, ku edhe e sulmon fizikisht të dëmtuarin, duke e kapur për fyti dhe rrëzuar në tokë.

“Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së, K2.0, CEL apo QKSGJ.”