Coronavirus

Ferizaj del nga karantina

Pas 21 ditësh qëndrimi në karantinë komuna e Ferizajt ka dalë nga ky kufizim.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Komunës Agim Aliu,

“Pas 21 ditësh, Ferizaj hap kufinjtë e vet administrativ me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës.

Ditë me radhë kërkova heqjen e karantinës për Ferizajn” ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë se komuna ka pësuar shumë nga kjo masë por për fat të mirë numri i të shëruarve është i lartë.

Ferizaj është në mesin e komunave me më së shumti të infektuar ndërsa nga kjo komunë ka pasur edhe viktima.