Ferizaj

Ferizaj, burri sulmon gruan

Një i dyshuar është arrestuar për sulm ndaj gruas, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Ferizaj rreth orës 21:30.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.