Ilustrim

Ferizaj, burri sulmon fizikisht gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga fshati Varosh i Ferizajt.

I njëjti është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.