Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby
Ferizaj, burri rrah gruan
11.1.2025 - 09:52
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës së familjes në Ferizaj.
Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ndodhi më 10.01.2025.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje në familje është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit viktima ma katër fëmijët e tyre është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore” – thuhet në njoftim.