Ilustrim

Ferizaj, arrestohet zyrtari i gjendjes civile

Zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, B.Xh., është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia.

Zyrtari komunal u arrestua nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, zyrtari dyshohet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person-qytetar pa qenë i njëjti i regjistruar në librin amzë.

Me këtë veprim i dyshuari nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.