Foto; KALLXO.com

Ferizaj, arrestohet personi i kërkuar për veprën ‘mosdhënie e ndihmës’

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Mosdhënia e ndihmës’.

Sipas policisë, personi i kërkuar është arrestuar në fshatin Komogllavë të Ferizajt.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 08:40 në fshatin Komogllavë të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet V.D (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Mosdhënia e ndihmës’ me dënim burgimi prej dy muajve”- thuhet në komunikatë.

Tutje, policia thekson se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt potencon se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.