Ilustrim
Ferizaj, arrestohet personi i kërkuar nga Gjykata
09.11.2021 - 18:41
Në Ferizaj është arrestuar një person, i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës së Ferizajt për veprën penale – lëndim i lehtë trupor.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar pasditën e sotme, rreth orës 15:00 ka arrestuar një person me inicialet I.T. (M/K) i moshës 24 vjeçar”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë e ditur se personi i arrestuar është i dënuar me gjashtë muaj burgim.